DASHI
Sot pritshmëritë tuaja do jenë shumë herë më të mëdha nga sa mendojnë të tjerët. Vetë besimi juaj do t’i habisë të gjithë, por çdo gjë duhet në kohën dhe momentin e duhur. Financat janë të kënaqshme, një periudhë e mirë ju pret. Shijojeni në maksimum.

DEMI
Përpiquni të bëni më të mirën tuaj që njeriu i zemrës të ndihet sa më i lumtur. Jeni disi të “ashpër” këtë periudhë, dhe të gjithë e kanë vënë re. Përpiquni të ndryshoni, sepse do ndiheni dhe më mirë me veten. Keni nevojë për qetësi në punët tuaja të përditshme.

BINJAKET
Sot është dita t’i sqaroni të gjitha paqartësitë në punë, atëherë do ia dilni më së miri. Duhet t’ua bëni të qartë të tjerëve që fjala juaj nuk ndryshon, dhe që është momenti që secili të marrë përgjegjësitë e tij. Parashikohen ditë relativisht të qeta për të lindurit e shenjës së Binjakëve.

GAFORRJA
Nëse qëllimi juaj i parë sot është të filloni një rrugë të re, atëherë duhet ta nisni nga gjërat më të thjeshta që do ndryshojnë, deri te ato që doni të arrini. Ky do të jetë vetëm fillimi. Do ju duket i vështirë, por nuk është aspak i pamundur. Yjet janë në anën tuaj, gjithçka do të shkojë mirë.

LUANI
Nëse doni që të ndryshojë diçka në ditën e sotme, atëherë ndryshimin duhet ta filloni nga vetja. Planet tuaja janë të shumta, por ndonjëherë duhet marrë koha e duhur. Tregoni durim, sepse çdo gjë do të vijë në momentin e duhur.

VIRGJERESHA
Keni vendosur t’i lini mënjanë mëritë sot, sepse e ndjeni veten të lodhur, por nuk do falni lehtë. Do kërkoni me çdo kusht që fjala juaj të dëgjohet dhe idetë tuaja të merren parasysh. Mos hiqni dorë nga e drejta juaj.

PESHORJA
Sot do lejoni që personat që janë shumë pranë jush të kuptojnë gjendjen tuaj shpirtërore. Qetësia që do ju ofrojnë ata do ju bëjë të ndiheni të mbrojtur dhe do t’u tregoni gjithçka që po kaloni. Tregohuni të duruar, sepse gjithçka do kalojë shumë shpejt.

AKREPI
Kohët e fundit jeni duke u mbajtur qëndrim disa personave që kanë gabuar në mënyrën e të shprehurit. Ndoshta në një moment tjetër do të ndryshoni mendim, por ndërkohë inati juaj do të jetë shumë i dukshëm. Financat duhet t’i trajtoni me kujdes, sepse do keni disa probleme të vogla.

SHIGJETARI
Mundësitë për ju sot do jenë të shumta. Një përgjegjësi në punë që e prisnit prej kohësh më në fund do ju jepet. Tregohuni të zgjuar dhe mos u besoni të tjerëve. Heshtja është flori!

BRICJAPI
Ato mundësitë e vogla që keni refuzuar deri tani mund të kishin bërë ndryshime të mëdha. Por mos u shqetësoni, mundësi të tjera do vijnë sërish. Ditë të qeta priten në vijim.

UJORI
Sot është dita më e mirë për t’u thënë “stop” të gjitha atyre gjërave që nuk ju pëlqejnë. Nuk keni pse ta ndiheni veten të detyruar, sepse ju e dini se çfarë është për ju dhe çfarë jo. Disa debate në ambientet e punës mund t’ju nervozojnë, por ruani qetësinë.

PESHQIT
Do jeni shumë striktë në biseda sot me miqtë tuaj. Nuk do ta fshihni faktin që ju janë bërë padrejtësisht disa gjëra. Komunikimi zgjidh gjithçka, dhe sot ju duhet një komunikim i nivelit të lartë. Tregohuni më socialë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb