Dashi
Dita nis me ritme shumë të shpejta. Me ndihmën e Hënës dhe Uranit do të keni një energji të madhe sot si për punë, ashtu edhe për argëtim. Dita është e gjatë dhe e mjaftueshme për të arritur të negocioni për punët tuaja, ndërsa mbrëmja mjaft argëtuese.

Demi
Sot do të përballeni me një tjetër situatë zgjedhjeje. Nuk është se keni diçka konkrete në dorë, por keni shumë alternativa për t’i shfrytëzuar. Madje dikush me më shumë përvojë ka për t’ju ardhur në ndihmë. Shfrytëzoni më të mirat nga mundësitë.

Binjakët
Sot do të jeni plotësisht të qetë dhe të gëzuar. Një miqësi e bukur ka lindur, dhe kjo ju jep qetësi duke ditur që dikush ju mbështet dhe ndodhet pranë jush. Roli i rëndësishëm i kësaj miqësie është humori dhe besnikëria ndaj njëri-tjetrit.

Gaforrja
Kur është fjala për punë, ju gjithmonë i merrni rreziqet parasysh. Dëshira për të shtuar të ardhurat ju nxit të punoni orëve të vona, dhe kjo nuk është hera e parë. Ideja e të ardhurave të mira ju josh, dhe këtë e arrini falë mbështetjes që keni nga kolegët tuaj.

Luani
Entuziazmi dhe pasioni për të bërë gjëra sa më të bukura nuk ju mungon. Punoni me pasion të madh, dhe kjo ju rrit akoma dhe më shumë imagjinatën për krijime të reja, por edhe më shumë për të realizuar atë që ju doni.

Virgjëresha
Ndiheni të çuditshëm e të plogësht. Keni ide të paqarta dhe ndonjëherë përpiqeni të gjeni se ku nuk ju ecën. Histori të largëta ju mbajnë lidhur dhe herë pas here ju shqetësojnë. Ndoshta duhet të mos kujtoni kaq shpesh të shkuarën, për të mos u bërë pengesë në jetën tuaj.

Peshorja
Sot yjet kanë për t’ju mbështetur tej mase në çdo gjë që do dëshironit të bënit. Ato do përmbushin ambiciet tuaja jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe personale. Kudo që do jeni, në çdo gjë që do bëni, keni për t’ia dalë me sukses dhe do mbeteni të kënaqur.

Akrepi
Rrethi i miqësisë sa vjen dhe ngushtohet. E keni kuptuar edhe vetë që jo të gjithë janë ashtu si duken dhe hiqen. Ajo çfarë ju bashkon është vetëm puna. Dëshira e madhe për t’u argëtuar së bashku nuk është e njëjtë si më parë.

Shigjetari
Do të keni mbarësi dhe keni për t’u ndjerë të lumtur në fund të ditës. Aftësitë që keni do i shfrytëzoni në maksimum për punën tuaj. Në mbrëmje do të merrni dhe një propozim interesant, por keni për ta refuzuar pasi nuk jeni në rrethanat e duhura.

Bricjapi
Mbajeni mendjen të qetë dhe logjikoni si duhet në situatat që do keni gjatë ditës. Fantazitë janë armiku i të arsyetuarit mirë, kështu që dëgjoni me qetësi e përgjigjuni ashtu si duhet. Komunikimi është i nevojshëm për ta kuptuar më qartë situatën.

Ujori
Qëndroni me këmbë në tokë dhe mos ëndërroni shumë për dashurinë. Mos bëni plane dhe mos krijoni iluzione për një histori që u shfaq kohët e fundit. Shmangni problemet në mënyrë që të mos përsëritet e njëjta histori.

Peshqit
Jeni lodhur shumë nga puna, nga angazhimet e shumta që keni pasur kohët e fundit, nga raportet që duhej të përfundonit, ndaj një ftesë për argëtim nga miqtë në darkë nuk do të ishte mjaft e dëshirueshme nga ana juaj. Kalojeni mbrëmjen duke u çlodhur në shtëpinë tuaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb