Një foshnjë 9-muajshe është vrarë dhe të paktën 17 të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në plazhin e Kopakabanës.
Incidenti i tmerrshëm ndodhi në orën 8.45 të mbrëmjes në pedonalen e Rio de Zhanieros. Mes të plagosurve në gjendje të rëndë është edhe nëna e foshnjës së vdekur.
Autoritetet konfirmuan se shoferi, Antionio de Almeida Anauqim, 41 vjeç, i cili vuante nga sëmundja e Tokë pësoi një krizë dhe humbi kontrollin e makinës së tij. Ai është arrestuar nga policia.
(BalkanWeb)