Ndeshja e “Premier League” e përfunduar pak çaste më parë mes Everton dhe West Brom i ka kaluar kufijtë e sportit, madje rezultati ka qenë në planin e dytë.

Një ndërhyrje aksidentale i ka kushtuar shumë rëndë futbollistit të Everton James McCarthy i cili ka thyer këmbën. Salomón Rondón në tentativë për të larguar topin gjeti këmbën e kundërshtarit duke shkaktuar thyerjen në dy vende.

Menjëherë sapo u konfirmua lajmi nga mjekët në fushë futbollisti i West brom ka shpërthyer në lot pavarësisht se çdo gjë ishte aksidentale.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb