Një piton gjigand ishte futur në tubat e tualetit dhe pickoi në organin gjenital pronarin e banesës Atthaporn Boonmakchuay. Ngjarja e pazakonte ka ndodhur në provincën Chachoengsao të Bangkokut.

Burri është shpëtuar nga gruaja e tij Sawittree Shooyoung, e cila tha se kur dëgjoi ulërimat për ndihmë, shkoi me vrap në banjë. E gjeti burrin të larë në gjak dhe që luftonte me gjarprin që ishte rreth 4 metra i gjatë.

Ajo i dha një litar që burri të shpëtonte, por humbi ndjenjat nga hemorragjia e gjakut. Pas kësaj, Atthaporn kapi kokën e gjarprit dhe arriti që ta lidhë me litar.

Burri 38-vjeçar u dërgua në një spital aty pranë, ndërsa punonjësit e shpëtimit u lanë të merren me zvarranikun inatosur, trupi i të cilit ishte ende i mbërthyer në tubat e tualetit.

Punonjësit e lëvizën WC nga banja dhe pasi e thyen me çekiç, nxorën trupin e zvarranikut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: