TIRANË- Shqipëria është në mesin e dhjetë destinacioneve në botë, të cilat faqja Hostelworld ka këshilluar se duhet vizituar patjetër.

Hostelworld këtë llogari e ka bërë në bazë të rezervimeve gjatë vitit 2015.

Shqipëria zë vendin e gjashtë dhe të shtatë me 57 për qind të rezervimeve, ndërsa Mali i Zi, India dhe Danimarka gjenden pas saj në listën e dhjetë destinacioneve për vitin 2016, transmeton Koha.net.

Në krye të listës është Myanmari me 203 për qind. Në vendin e dytë është Belize me 124 për qind të rezervimeve.

Filipinet janë në vendin e tretë me 73 për qind, një për qind më shumë se Indonezia që gjendet në pozitën e katërt.

Qytetet që pritet të jenë më të vizituara gjatë këtij viti janë Londra, Amsterdami dhe Bankoku.

Shqipëria për shkak të vijës së gjatë bregdetare ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, Korça, Tropoja, Puka etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor. (ATA)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: