TIRANE- Shuma e grabitjes në Rinas është më e madhe se 100 mijë euro. Kështu është shprehur sot gazetari Artan Hoxha në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ ku ka folur me detaje për grabitjen e dy makinave të një shoqërie private te cilat po transportonin para të një banke të nivelit të dytë, BKT.

Hoxha u shpreh se kjo ngjarje, ndryshe nga të tjerat është e filmuar, ndërsa shuma e parave të grabitura është më e madhe se 100 mijë euro, pasi shuma e parave që depozitohen nga bankat jashtë vendit është mbi 1 milion euro. Gazetari Hoxha tha ndër të tjera se në 4 grabitjet e fundit të kësaj natyre, skema është e njëjtë.

Artan Hoxha tha se grabitësit kanë nxjerrë bllof edhe helikopterin e policisë. Sipas tij, grabitësit kanë ardhur nga krahu i majtë i autostradës me makinat me të cilat kryen grabitjen dhe pasi i kanë djegur ato, kanë hyrë po nga i njëjti krah i autostradës duke nxjerrë bllof helikopterin e Policisë.

“Grabitja e sotme ishte e filmuar. Të dyja mjetet ishin njësoj. Shifra e grabitjes është më e madhe, pasi lëvizja e parave të tilla janë ngarkesa që janë valutë mbi 1 milion euro. Kjo është grabitja e katërt e radhës dhe skenari është identik. Pra autorët djegin automjetet dhe nuk ishim më shumë se 1 kilometër nga ngjarja. Nga drejtimi i automjeteve kam parasysh dhe drejtimin nga kanë shkuar autorët. Ata kanë dalë nga autostrada në krahun e djathtë, kanë ndjekur makinat dhe janë futur në autostradë”- tha Hoxha.

“Dy automjetet e kompanisë private që transportonin paratë lëviznin nga aksi Qafë e Kasharit-Rinas. Policët privatë kanë vënë re një mjet që u qëndronte mbrapa. Nga ky moment që është vënë re, kur kanë ecur rreth 2 km dy mjetet e grabitësve kanë parakaluar në Laknas dy mjetet e kompanisë. Akordimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Këto janë veprime që vetëm skuadrat e operacioneve mund t’i arrijnë. Mjetet e kompanisë kishin ulur shpejtësinë. E para ka goditur makinën e parë, fuorstirada e grabitësve ka bërë një rrotullim dhe është kthyer në krahun e kundërt. Pjesa më e madhe e parave ka qenë tek makina e parë. Makina e parë ka pasur vetëm 2 punonjës policie, kurse tek makina e dytë ishin 3 policë.”

Ndër të tjera Hoxha theksoi se shumë që transportohen në blindat e policisë private mund të ketë qenë nga 1 milion euro deri në 2-3 mln të tilla. Ai pohoi se vet punonjësit e policisë private nuk kanë ndjeni në asnjë rast se sa është shuma apo se çfarë ata transportojnë. Artan Hoxha tha se në vendin e ngjarjes janë gjendur mbi 100 predha armësh zjarri automatike.

“Policët privat që transportojnë ngarkesën nuk e dinë se ça ka brenda. E di vetëm banka, nëse ka qenë, ka qenë 2 mln euro. Ka pasur paund, dollarë, euro. Këto lloj ngarkesash janë transferime mbi 1 mln euro ose 3-4 mln euro. Dyshimi është i tillë që bëhet kollaj identifikimi i ngarkesave. Në vendin e ngjarjes kishte shumë gëzhoja, mbi 100 të tilla. Ka pasur intensitet të lartë të shtënash. Automjetet bankës kanë pasur sipër predha të qitura nga armë automatike. Ne kemi bërë me dhjetëra herë apel, pasi cënohet imazhi. Policët private duhet të përmbushin disa standarde, të cilët nga ato që pashë në vendin e ngjarjes nuk plotësonin as minimumin. Mjetet nuk ishin as të blinduara. Nëse predhat hynë në xhamin e pasagjerit dhe dalin në atë të shoferit, nuk kanë qenë të blinduara. Kallashnikovi ka fuqi të madhe dhe të bënë copa. Blindi duhet për të përballuar kallashnikovin. Njëra nga gomat ishte e çarë. Që do të thotë se armët e zjarrit në mjetet e blinduara nuk e ç’pojnë dot gomën. Të dyja blindat kanë pasur kamera sigurie, por që e kanë serverin brenda. Mjetin e dytë që pash e ka kamerën në krahun e djathtë, por lartë. Uroj që mos të jetë lëvizur nga policët privatë. Kamerat nuk transportojnë 24 orë, pro kur ato ndizen. Nëse nuk kanë qenë të ndezura, s’kanë filmuar.”, tha ai.

Teksa u pyet në lidhje me dëshminë e policit privat se ishin detyruar që të shtriheshin përtokë pas urdhrit të grabitësve, Hoxha tha se ata janë kapur në befasi. Ndër të tjera Hoxha bëri të ditur se blindat nuk plotësonin kushtet për të transportuar ngarkesa të tilla. Ai tha se ato ishim makina të thjeshta dhe jo të blinduara.

“Befasia, ajo ishte një pritë. Dhe kjo është detreminuese. Kanë qenë 5 policë privat. Minimalit grabitësit kanë qenë 5-7. Por kanë qenë 5. Mjetet e policisë private nuk janë mjete që i rezistonin armëve të zjarrit. Këto i paralizonte policët privat, ata nuk janë të trajnuar për të përballur për sulme të tilla. Policë privat që paguhen minimalisht, nuk mund të rrezikojnë jetën.”, theksoi Hoxha. Gazetari investigativ theksoi më tej se grabitja ishte e organizuar në mënyrë të atillë që të linte përshtypjen se kemi të bëjmë me persona të trajtuar, si ish-oficer policie, apo dhe ish-komando.

“Dy mjetet e djegura janë një fuoristrdadë dhe një tjetër mjet më i vogël, një fuoristradë më e shkurtër. Rruga që ata kanë ndjekur që ka qenë e pashtruar, ndaj kanë përdorur fuoristradë. Në të tria rastet e mëparshme banda kriminale nuk ka pasur ndjesinë që po identifikohej. Në atë kohë flitej për Shullazin dhe bandën e tij. Por sot Shullazi është në burg. Pra, qenka një grup tjetër që e njeh mirë zonën. Ka informacionin e saktë, jo vetëm për shumën që ndodhet brenda, por dhe për faktin se nuk janë ende nën hetim nga prokuroria. Kam dyshime se në vendin e ngjarjes mund të jenë përdorur dhe shifekë blindëshpuese. Shanset e policisë për ti kapur grabitësit varet nga provat në vendin e ngjarjes, gabimet që kanë bërë. Por shanset që ata të kenë gabuar si në rastin e grabitjeve të para, kjo do jetë e vështirë. Në rast se kjo ngjarje nuk zbulohet brenda 24 orëve, do jetë shumë e vështirë më pas. Si fillim u dyshua për grupin e Niklës, të cilët u arrestuan pak kohë më parë, 11 veta. Ata janë në burg, si grupi i Shullazit. A ka përgjegjësi policia? Për mua përgjegjësia e policisë është që të gjejë autorët. Ajo nuk duhet të lejojë më asnjë bankë që të qarkullojë me mjete të tilla kartoni. Uroj që mos të jenë ish-efektiv, ish-komando. Por kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një strukturë shumë profesionale, e njëjtë me atë që kanë bërë rrëmbime të personave që janë gjendur të vrarë.”, përfundoi Hoxha.
(d.d/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb