Në fillim të 2017-s zyrtarët nga kompania Taiwaneze HTC deklaruan se nuk do të prezantojnë më shumë se 6-7 smartfonë gjatë këtij viti, por tani siç duket kjo ka ndryshuar.

Një anëtar i komunitetit të HTC, Corn Chen ka shpërndarë disa specifika të disa pajisjeve në llogarinë e tij në Twitter, të cilat pritet të prezantohen deri në fund të 2017-s.

Ata janë tre smartfonë: Ocean Master, Ocean Harmony e Ocean Lite.

Sipas Chen, Ocean Master do të ketë ekranin 6-inch, kamerën nga para 8 MP, ndërsa ata nga pas 12 MP.

Master do të ketë dy opsione të memorieve për t’u zgjedhur, njëra 4 GB RAM dhe 64 GB hapësirë në memorie, si dhe 6GM RAM + 128 GB hapësirë në memorie.

Dy smartfonët e tjerë, Ocean Lite e Ocean Harmony që të dy do të kenë 4 GB Ram e 64 GB hapësirë në memorie, dhe ndryshimi i vetëm i tyre është se njëri do të ketë ekranin 5.2-inch e tjetri, harmony 6-inch.

Ocean Master e Ocean Lite pritet të prezantohen në nëntor të këtij viti, ndërsa ai Ocean Harmony gjatë dhjetorit, para krishtlindjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: