HTC së fundmi ka sjellë HTC U Ultra dhe HTC U Play mirëpo si duket nuk ka përfunduar me lancimet. Sipas një raporti të ri thuhet se kompania tajvaneze pritet të përgjysmojë numrin e pajisjeve në 2017, në krahasim me vitin e kaluar.

Një një intervistë, presidenti i kompanisë Chialin Chang, ka bërë të ditur se kompania po synon të lancojë 6 deri në 7 telefona të ri dhe fokusi do të jetë sjellja e pajisjeve me tipare të avancuara.

Ndër tiparet e reja që është parë dje me shfaqjen e U Play është edhe asistenti virtual i ri – Sense Companion.

Sipas spekulimeve të deritanishme, HTC pritet të sjell disa pajisje në linjën Desire e cila është e fokusuar për tregjet më të lira.

Ndërkohë, kompania duhet të sjellë edhe një pajisje premium në 2017 mirëpo për momentin nuk ka informata rreth saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: