Hueyda El Sayed e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ka folur sot për historinë e prejardhjes së saj, ku tha se ka origjinë treçerek sudaneze dhe çerek shqiptare.

“Që t’jua them një herë e përgjithmonë meqë nuk e dini, Stwrgjyshi im ka qenw peshkatar dhe ka ardhur nga Sudani nw Durrws, ku njohu njw grua tw re qw vinte nga Turqia…” nis rrëfimin e saj Hueyda.

Ajo ndër të tjera, me lot në sy ka rrëfuar edhe një skandal në kohën e komunizmit, që e ka ndarë me të atin në moshën 3 vjeçare për 16 vjet.

Ajo rrëfeu se në atë kohë, zv/ministri i Punëve të Brendshme Feçor Shehu, i vardisej të ëmës së Huedës dhe ndaj e ndau nga i shoqi. Rrëfimin e plotë shiheni në video:

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: