TIRANE– Një i burgosur 53-vjecar ka humbur jetën në Tiranë. Mësohet se viktima është Gëzim Allushi, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt.

“Më datë 21.06.2018, në spitalin e burgut, ka vdekur i dënuari, shtetasi G.A., vjeç 53, banues në Kamëz. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale”- thuhet në njoftimin e policisë.

Allushi u arrestua më shkurt 2015, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez. Ai vuante dënimin në burgun e Elbasanit, por për shkak të gjendjes shëndetësore u dërgua në spital në Tiranë, ku pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi të mbijetojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: