Sot një shqiptar 35 vjeç, ka humbur jetën në luftimet në Siri. Siç mëson Zhurnal, personi në fjalë është nga fshati Hasanbeg i Shkupit. Për rënien në luftimet në Siri të 35-vjeçarit, është njoftuar sot edhe familja e tij.

Një javë më parë u bë e ditur se duke luftuar në krah të ISIS, në janar ka humbur jetën një shqiptar 18 vjeç nga Mali i Zi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: