Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Vaqarrit. Shoferi i një furgoni mallrash humbi kontrollin e mjetit, dhe pasi mjeti doli nga rruga, përfundoi në një kanal në anë të saj.

Rastësisht në zonë kanë kaluar dy efektivë të Komisariatit numër 6 në Tiranë, të cilët menjëherë kanë njoftuar forcat zjarrfikëse dhe policinë.

Forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje kanë ndihmuar që mjeti të dalë nga uji, ndërsa shoferi, Leonard Musteqja mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb