Merr fund aventura e Besnik Hasit në krye të Olimpiakos. Vetëm pesë javë pas fillimit të kampionatit grek dhe pak më tepër se dy muaj nga nënshkrimi me grekët, Besnik Hasi është shkarkuar nga posti i trajnerit. Mediat greke shkruajnë se pasuesi i shqiptarit do të jetë Antonis Nikopolidis.

Vendimtare ishte humbja në derbi, ndaj AEK, ku Olimpiakos humbi 3-2, në një ndeshje mjaft të tensionuar, ku skuadra e Hasit ishtë në avantazh të dy golave, por u përmbys në 30 minutat e fundit. Zgjedhja e Hasit në krye të Olimpiakos nuk u prit aspak mirë nga opinioni sportiv grek, për shkak të origjinës së tij shqiptare.

Tre ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, e kanë bindur presidentin e Olimpiakos të shkarkojë teknikun gjakovar nga drejtimi i klubit. Por pavarsisht kësaj Hasi ia doli të kualifikojë ekipin grek në fazën e grupeve të Champions League.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb