Ali Soue humb grumbullimin me Kombëtaren e Gambias. Nuk kishte ndodhur më parë në kampin bardhekuq dhe tashmë kjo situatë është aq sa tragjike aq edhe komike.

Kjo për vetë faktin se sulmuesi kryesor i ekipit bardhekuq ishte grumbulluar nga përfaqësuesja e vet për ndeshjet miqësore të fund marsit dhe duket se Soue do të ishte lojtari i katër që do të linte Skënderbeun për grumbullimin me ekipin përfaqësues.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi ashtu siç pritej. I përgatitur në maksimum për të qenë me ekipin e tij Kombëtar Ali Soue duhet të udhëtonte ditën e mërkurën drejt Gambias për të qenë bashkë me skuadrën në përgatitje.
Soue-470x313
Por kryegolashënuesi i Skënderbeut ka humbur tranzitin si pasojë e një vonese në nisje dhe u bë e pamundur që të bashkohej me kombëtaren. I ndodhur në një pozicion të tillë, Soue e ka parë të udhës që të rikthehej në Korçë dhe është bashkuar në stërvitje me Skënderbeun.

Ekipi ka zhvilluar seancën e djeshme në dy pjesë. Gjatë paradites është punuar më shumë në palestër ndërsa në orën 16 ekipi ka zbritur në fushë.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/humbi-avionin-futbollisti-i-skenderbeut-nuk-i-bashkohet-kombetares/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: