Artan Bano, trajneri i Lushnjës, pas ndeshjes së humbur 0-2 me Kukësin është shprehur i pakënaqur nga arbitrimin e ndeshjes. Bano për mediat ka treguar se ky rezultat erdhi si pasojë e gjykimit jo të denjë dhe tendencioz, por një pjesë të fajit ia la edhe fatit.

“Ishim të pafat. Kartoni i kuq dhe ndërrimet e detyruara. Me 11 futbollistë ishim të barabartë me Kukësin. Duhet ta pranojmë edhe fatin e kundërshtarit. Nuk e meritonim këtë rezultat. Kukësi ka fituar dy ndeshje me 11-metërsha, me fat fitoi edhe me ne. Një thirrje për të gjithë, ndaj Lushnjës duhet të jenë të gjithë më seriozë. Kjo nuk është një punë të fortësh, njerëzit duhet të argëtohen. Kishim një episod shumë të pastër për penallti, por për ne nuk janë rastet njësoj.”

Lushnja kishte një atmosferë të mirë, por veterani Spaho prishi balancat. Pse nuk u shfrytëzua atmosfera e mirë që ishte në stadiumin e rikonstruktuar?

“Ndërrimet na penalizuan. Ky është futbolli, ky ishte fati jonë këtë ndeshje. Ne vuajmë gjithë javën, por në fund mundemi pa meritë, nga shumë faktorë të tjerë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb