Ledian Memushaj ka mbetur i zhgënjyer si nga rezultati i ndeshjes, ashtu edhe nga incidentet në tribuna të cilat sollën ndërprerjen e saj. për “Super Sport: ai deklaroi se nuk e kishte pritur një situatë të tillë.

“Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë, patëm raste për të barazuar apo edhe për të shkuar në avantazh. Nuk shënuam, në rastin e parë Italia na bëri direkt gol. Në pjesën e dytë nuk u futëm njëlloj. Goli i dytë i Italisë na hoqi çdo shpresë”, – deklaroi Memushaj.

Ndërsa neë lidhje me incidentin me tifozët, hedhjen e tymuesve dhe flakadanëve ç’ka shërbeu si shkak për ndëprerjen e ndjeshjes për 14 minuta, ai tha se “më erdhi pak gjynah për tifozët tanë, që janë special. Të them të drejtën nuk e prisja, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Aty ishin edhe “Tifozat Kuq e Zi” që desha t’i falënderoja, se në një moment të vështirë më kanë qëndruar afër”, – pohoi Memushaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb