Makina e Tupac Shakur, një Hummer i vitit 1996 që e bleu 1 muaj para se të vritej, është tashmë në ankand.

Personi që dha ofertën prej 337,000 dollarë në muajin Maj të vitit 2016 nuk arriti dot që të paguante shumën, ndaj Hummer H1 u fut përsëri në ankand por këtë herë vlerësimi i tij ishte 206.531 dollarë, d.m.th 130.000 dollarë më pak.

Makina ishte e modifikuar pothuasje tërësisht nga reperi si nga dritat e jashtme, reflektori prej 360 gradësh, parakolp me diamante etj.

Që pas blerjes së automjetit nga vetë reperi, Hummer-i ka pësuar disa ndryshime të vogla

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb