TIRANE- Për hartimin e një draft/ligji i cili ka për qëllim reformimin e Akademisë së Shkencave të të rinjve është ngritur një grup i posaçëm pune, që kryesohet nga politikani i njohur Skënder Gjinushi.


Ndërsa sqaronte gazetarët se pjesë e komisioneve të dhënies së mendimit për hartimin e këtij draft/ligji nuk do të ishin vetëm akademikët, por edhe anëtarë të jashtëm, nga politika, Gjinushi ngjalli interesimin e gazetarëve.

Një prej tyre ishte edhe gazetari i News 24, Erjon Skëndaj i cili tha se kjo mund të konsiderohet një tjetër nga rastet e shumta kur politika fut hundët në punët e akademikëve, apo shkencës.

Por më shumë se sa me pyetjen, Gjinushi u kap pas fjalëve, shpërtheu në të qeshura e dha këtë përgjigje: “Hunda varet për çfarë futet (qesh) se kur është futje hundësh për të bashkëpunuar dhe për të marrë mendim informacion dhe për të bërë sëbashku studime, se akademia si bën vetë studimet, ky quhet bashkëpunim”.

Shihni videon për të dëgjuar bidedën e plotë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: