Bëri xhiron e botës, videoja ku shfaqej një operatore hungareze, Petra Lazlo, (tashmë e pushuar), duke i vënë peng një emigranti që po vraponte për t’i shpëtuar policisë, ndërkohë që mbante në krah një fëmijë.
Tashmë është publikuar një tjetër video, nga një këndvështrim tjetër, ku fëmija qan dhe babai i dëshpëruar i kthehet duke bërtitur gruas. Ai që vritet më shumë nga rrëzimi është pikërisht fëmija, fytyra e të cilit ka pushtuar rrjetet sociale.

Po kush është emigranti në video? Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai është Osama Al-Gadab, trajner i klubit të futbollit në një klub të ligës së parë në Siri. Ai kohë më parë ka qenë rob i ISIS dhe pasi arriti të arratisej, bashkë me fëmijën e tij u nis drejt Turqisë duke përfunduar në kufirin hungarez.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: