Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Varkën e merr rrjedha, mbyten 2 fëmijë në liqenin e Shkodrës, 5 shpëtojnë (Video)

liqeni-shkoder3-c1200x600

SHKODER- Dy fëmijë janë mbytur pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës, në vendin e quajtur Grilë. Sipas policisë, 7 shtetas ishin futur në liqen ku kishin hipur në një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit dhe 2 fëmijët kushërinj me njëri-tjetrin E. T.,13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, janë mbytur, ndërsa 5 të tjerët kanë mundur të shpëtojnë.

Njoftimi i policise:

Me datë 17.08.2017, rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe se në Liqenin e Shkodrës, në vendin quajtur Grilë, territor i Malësisë së Madhe, janë mbytur në liqen dy fëmijë.

Menjëherë ka shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje ku ka rezultuar se ishin mbytur shtetasit E. T.,13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, banues në fshatin Gruemirë. (Kushërinj me njëri tjetrin,)

Nga informacionet paraprake mesohet se 7 shtetas ishin futur në liqen ku kishin hipur në një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 shtetas kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa dy shtatasit e lartpërmendur janë mbytur.

Shërbimet e Policisë së bashku me disa banorë të fshatit rreth orës 17.45 kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga liqeni.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 5 )

  • Oh Zot cfare tragjedie,Oh Zot jepju force prinderve te tyne,dhe shpirti i ktyne 2 femijeve pushofte ne paqe.

  • Ça po bejne shqiptaret Zoti na ruajte

  • Tragjedi e rëndë në fshatin Boriç i Madh të Njësisë Administrative Gruemirë në Bashkinë Malësi e Madhe. Dy fëmijë të moshave 13 e15 vjeç të dy familjeve të nderuara malësore humbën jetën në Liqenin e Shkodrës. Ngushëllimet më të thella për dy familjet e Rifat e Naim Tahiraj e për gjithë të afërmit e tyre. Zoti qoftë me ta në këto momente të vështira në humbjen e dy djemve të tyre. Nga Sytki Ndrecaj Koplik, Malësi e Madhe.

  • Zoti i forcofte familjet e tyre.

  • Ku jan prinderit qe I kan len femijt e vet dhe degjojme lajme te hidhura cdo dit3!!! A thua vall vec ne shqiperi ka liqene lumenj e det qe mbyten cdo dite minorenet. Uroj qe te gjejne forcen familjaret te kalojne dhimbjen madhe, Dhe shpresojm qe mos degjifshim me kurr ksi lloj lajmesh, merreni shembull ju o prinder qe nuk keni perjetuar ksi lloj tragjedie dhe kujdesuni per femijet tuaj.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.