TIRANE-Nesër administrata nuk do të dalë në punë. Kjo për shkak të futjes në fuqi të vendimit të qeverisë sipas të cilit nëse festat zyrtare bien në fundjavë atëherë e hëna do të bëhet pushim.

Me vendimin e ndryshuar të qeverisë, punonjësit buxhetorë vetëm për vitin 2015 do të bëjnë edhe 10 ditë pushim më shumë se një vit më parë, pa llogaritur këtu 30 ditët që i kanë sipas Kodit të Punës. Me këtë vendim në total punonjësit buxhetorë përfitojnë 14 ditë pushim pasi këtu përfshihen edhe festat 2 ditët e para të vitit, Dita e Verës dhe Dita e Nevruzit, që për këtë vit kanë kaluar.

Vendimi për të bërë ditën e hënë pushim në rast se festat binin në fundjavë ishte në fuqi deri në vitin 2006, por qeveria e djathtë me një amendament e ndryshoi duke bërë që megjithëse festat binin në fundjavë, të hënën punonjësit dilnin në punë.

Festat zyrtare për vitin 2015
1 dhe 2 Janar – Festat e Vitit të Ri
14 Mars – Dita e Verës
22 Mars – Dita e Nevruzit
5 Prill – Dita e Pashkës Katolike
12 prill – Dita e Pashkës Ortodokse
1 Maj – Dita Ndërkombëtare e Punonjësve
17 Korrik – Dita e Bajramit të Madh
24 Shtator¬ Dita e Kurban Bajramit
19 Tetor – Dita e Lumturimit të Nënë Terezës
28 Nëntor – Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29* Nëntor – Dita e Çlirimit
8 Dhjetor – Dita Kombëtare e Rinisë
25 Dhjetor – Krishtlindjet

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: