TIRANE – Gazetarja e ‘News24’, Klodiana Lala, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Drejtësisë, konfirmon se në ditën kur kryetari i komisionit të Sigurisë Spartak Braho ka hyrë në burgun 302 ka patur një kërkesë për fikjen e kamerave të sigurisë, por administrata e burgut nuk ka pranuar, duke regjistruar të gjitha lëvizjet në paraburgimin tek “Mine Peza”. Gazetarja saktësoi se kërkesa për fikjen e kamerave nuk ështe bërë nga vetë Braho.

“Më konfirmojnë nga ministria e Drejtësisë se ka patur kërkesë për fikjen e kamerave, por administrata nuk ka pranuar. Ministri Manjani nxori urdhëresë për hyrje-daljet e deputetëve nga burgu. Nëse një deputet shkon në kuadër të misionit të tij si parlamentar, ai do të futet dhe do ta kryejë këtë vizitë, nuk do të pengohet nga administrata. Unë nuk dua ti hy diskutimit nëse ka patur takime me persona të tjerë. Zoti Braho ka deklaruar se ka vajtur në paraburgim me të afërm të Iljaz Labit. Nuk ka vajtur si deputet. Ministria e Drejtësisë është shumë e qartë nuk do të fshihet askush pas gishtit, të bëjë vizita në burg vetëm sepse është deputet.”- deklaroi Klodiana Lala në rubrikën “Opinion” në “News24”.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho pranoi se kishte kryer një vizitë në paraburgimin 302, ku kishte takuar ish-nën/drejtorin e burgjeve Iljaz Labi.

Lala tregoi disa nga detajet e letër-porosisë së dhënë nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përcjell më pas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ajo shtoi se nuk ka qenë vetëm Braho dhe Kadeli deputetët që kanë vizituar shpesh ambientet e burgjeve, por edhe të tjerë ligjvënës.

“Edhe deputetë të Kuvendit të Republikës mund të kërkojnë vizita, mund të të shkojnë për të parë se si janë kushtet. Pra secili deputet i Kuvend, mund të trokas dhe mund të hyjë në burg. Një sërë deputetet janë futur në burgje, pa dhënë asnjë arsye të qartë në lidhje me vizitën. Në ditën që ka hyrë zoti Braho, që ka pasur takim me ish-zv.drejtorin e Burgjeve, Iljaz Ladin, madje dhe deputeti Kadeli ka hyrë për të takuar një të burgosur. Manjani ka marrë një nisëm e re që do shkoj edhe me ndryshime ligjore, që secili deputet duhet të marrë më parë leje nga ministri i Drejtësisë. Duhet të japë edhe emri e të dënuarit që do takojë. Fluksi i madh i deputetëve, ka detyruar Manjanin të marrë këtë nismë ligjore, e cili është dërguar drejtorit të burgjeve. Nuk i hy diskutimit se Braho dhe Kadeli kanë takuar njerëz kriminal në vend. Në intervistën e Zotit Braho thotë se ky urdhër është i paligjshëm, ndaj ata kanë të drejtë ligjore që të bëjnë ankimim. Pas publikimit të lajmin nga ‘News24’ SHKB nisi punën për verifikim të rasteve. Nëse vërtetohet se do jenë fikur kamerat, atëherë do ketë edhe arrestime dhe pasoja të rënda për persona që kanë shkelur ligjin.”, tha Lala.

Gazetarja Lala pohoi se gjatë kohës live në emision kishte marrë një mesazh në telefonin e saj, ku një burgim e kishte informuar se ka shumë deputetë të tjerë që fshihen pas faktit që bëjnë vizita të shpeshta në burgje.

“Zoti Braho e ka pranuar se ka hyrë në burgun 302, por ata që fshihen janë problemi. Ka pasur edhe deputetë të tjerë që kanë hyrë nën petkun e deputetit dhje kanë takuar persona të burgosur.”, theksoi Lala. Teksa u ndal tek kërcënimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla, Lala pohoi se hetimi po mbahet sekret. “Është shpejt për emra. Ajo që dua ta them se largimi i familjes së Llallës, është një mesazh dekurajues për punën e prokurorëve, ku shumë prej tyre kanë marrë kërcënime me jetë për familjet e tyre.”, përfundoi Lala.
(er.nu/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb