Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, në një intervistë të dhënë për “Il Roma”, ka folur për fatet e Napolit. “Është e vërtetë, luajmë mirë dhe nuk fitojmë, por nuk është e thënë. Nevojitet të qëndrojmë me këmbë në tokë, duke tentuar të luajmë gjithmonë futbollin tonë, më pas do të vijnë edhe rezultatet. Nëse qëndrojmë në krye të klasifikimit, diçka do të thotë. Jemi përmirësuar në raport me të kaluarën, sa i përket ndeshjeve ndaj ekipeve të vogla. Më parë nuk arrinim të fitonim ndaj tyre, ndërsa tani po. Kemi nisur shumë përpara të tjerëve dhe kemi arritur të sigurojmë Champions duke mundur Nice në paraeliminatore. Të shumta sforcot e bëra por jemi gjithmonë përpara të gjithëve me Juven që ndjek”, u shpreh Hysaj, shkruan telesport.

“Merita është e punës. Për momentin jemi ne të parët, por dihet që Juve ka qenë gjithmonë më e forta. Duhet të mendojmë vetëm për vete, të fitojmë ndeshje pas ndeshje dhe në përfundim të bëjmë llogaritë. Titulli kampion? Është shumë herë për të folur. Mungojnë akoma shumë ndeshje. Mund të ndryshojë bota, por ëndrra duhet të mbetet e njëjta. Çdo kush ka këtë aspirim, sepse i shkojmë gjithmonë pranë, por nuk e fitojmë. Duhet të qëndrojmë me kokën poshtë, nuk jemi 30 pikë epërsi nga vendi i dytë. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Eliminimi nga Champions? Ishte i shëmtuar, është një turne shumë i bukur. Pasi del nga Champions, duhet të mendosh për kampionatin, që të fitosh diçka. Europa League? Është një kompeticion tërheqës. Do ta luajmë në nivele të larta për të tentuar të arrijmë deri në fund. Edhe mund ta fitojmë”, përfundoi Hysaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: