Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj doli sot në konferencën për shtyp para gazetarëve ku foli për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë që do të zhvillohet ditën e hënë në “Elbasan Arena”. Ai u ngacmua edhe për të ardhmen dhe në lidhje me mundësinë e largimit nga Napoli, por deklaroi se është i lumtur te skuadra italiane dhe tani është duke menduar për fitimin e titullit kampion. Përveç Europianit, ndeshja e parë që kam bërë në Norvegji, ishte një emocion mjaft i madh, pasi ishte dhe debutimi im me fanellën e Kombëtares. Tani po vazhdoj po luaj çdo herë me Kombëtaren.

Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Norvegjia është një skuadër e fortë dhe është një provë mjaft e mirë. E pamë të gjithë, çfarë bëri dje në takimin miqësor. Lika është një ekip i mirë. Kanë bërë mirë që e kanë thirrur në Kombëtaren. Shpresoj të eci mbarë dhe të tregojë vlerat e tij. Konkurenca na bën mirë. Tani për tani mendoj thjesht të luajmë fortë për të fituar kampionatin. Unë kam një klauzolë që vlen 50 milionë. Skuadra që do vjen paguan klauzolën dhe vjen të merr me vete. Një vlerësim i bukur. Ndihem shumë mirë që skuadrat e mëdha, kërkojnë një lojtar si puna ime. Kjo më bën të karikohemi dhe të punoj më shumë. Tani për tani do të zgjidhja vetëm Napolin. Kemi lojtarë më cilësi të mira te U21 dhe luajnë me ekipi të medhaja. Gjithë lojtarët do jenë më të koncentruar.

Besoj se kemi lojtarë shumë të mirë në të majtën. Do luaj çfarë të dojë trajneri. Tani për tani ndihem mirë me Sarrin. Kam 6 vite që luaj me të. Çdo lojtar e do shiritin. Është vlerësim i madh. Për mua mjafton që të luaj gjithmonë të bëj punën time. Në qoftë se do të vijë dita për të marrë atë shirit do të jem shumë i kënaqur. Nuk është gjë e mirë të dëgjosh për këto që ndodhin në Shqipëri. Shpresoj që Vllaznia të kthehet siç ka qenë gjithmonë. Shpresoj që të mbushet stadiumi siç ka qenë gjithmonë kur isha unë fëmijë. Që mbushej plotë. Shpresoj të gjejë një president i mirë, që ti japi një dorë të mirë, që të çoje atë ku i takon. A do të luani një ditë më Vllazninë? Pse jo nuk e di…
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/hysaj-hedh-kandidaturen-per-kapiten-cdo-lojtar-e-do-shiritin-ja-cfare-duhet-te-bejne-klubet-qe-me-kerkojne/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb