Pak ditë kanë mbetur nga përplasja e shumëpritur mes Kombëtares sonë dhe Italisë në takimin që do të luhet të premten. Dy prej lojtarëve që me shumë mundësi do jenë protagonistë në sfidën kundër “auxurrëve” në Palermo, Hysaj dhe Llullaku kanë lëshuar deklaratat e para.

Hysaj, titullar i padiskutueshëm me kuqezinjtë, mund të ketë si kundërshtar direkt në fushë pikërisht shokun e tij të skuadrës, Lorenco Insinjen.

“Ka ca kohë që ngacmojmë njëri-tjetrin, shpresoj që të luajë se kështu do të argëtohemi pak”, nisi ‘duelin në distancë’ Hysaj, i sigurt se ai do të zbresë në fushën e stadiumit të Palermos, ndërsa shoku i tij i skuadrës mund të jetë në stolin e rezervave.

Në rast se do të vihen përballë njëri-tjetrit, Hysaj beson se mund ta ndalë, meqë e njeh mirë, por u premtoi gjithashtu napolitanëve se nuk do ta teprojë me faulle ndaj shokut të skuadrës.
9stg8l-470x356
“Lorenco është shumë i fortë, por unë e njoh më mirë se të tjerët. Rrini të qetë, do të jem i kujdesshëm me faullet, pasi Lorenco na duhet për Napolin”, ishte batuta e Hysajt për fantazistin me të cilin shoqërohet shpesh edhe jashtë fushës së lojës.

15056426_1741531019506282_1820723476006528963_n-470x257
Azdren Llullaku është nga të parët lojtarë që kanë mbërritur në Shqipëri për t’u nështruar stërvitjeve të De Biazit. Ndeshja kundër Italisë është shumë e rëndësishme për të e për këtë arsye thotë se është gati të bëjë gjithçka për të qenë në fushën e lojës.

Llullaku ka jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe atje ka filluar hapat e parë në futboll, ndaj për të prania në fushën e lojës është diçka më shumë se thjesht dëshirë për të luajtur ndaj një prej ekipeve më me emër në futbollin botëror.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por mendoj se jemi të gatshëm dhe të motivuar. Kemi nevojë për pikë dhe do të ikim në Itali me këtë mendim në kokë. Edhe në mbrojtje të luaj, nuk ka problem. Shpresoj vetëm që të luaj”, Ishin fjalët e tij për “Top Channel” pas zbarkimit në Rinas.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb