Elseid Hysaj ka postuar një foto në “instagram” ku qëndron sipër makinës në mes të dëborës. Mbrojtësi “kuqezi” duket i lumtur, ndërkohë që në mesin e shumë komentuesve bie në sy shoku i skuadrës tek Napoli, Manola Gabbiadini, i cili e ngacmon duke shkruar: “sa i mbaruar je”.

Kaq është dashur që të gjithë tifozët e Napolit ta mbushin me komente foton e postuar nga Hysaj dhe në të shumtën e rasteve kanë qeshur me atë çfarë shkruajti sulmuesi italian, duke i dhënë në një farë mënyre të drejtë Gabbiadinit.
16144061_771203493043802_427870189_n
Në pritje të një përgjigjje nga Hysaj, ndoshta komenti i Manola pavarësisht se ka edhe ikonat që tregojnë se është shaka, ka edhe një farë të drejte. Hysaj në dy takimet e fundit ka shkaktuar një autogol dhe një penallti, megjithëse Napoli ka arritur të fitojë.

Sa për Gabbiadinin, bën mirë të sforcohet shumë sepse tani me rikthmin sulmuesit tjetër Milik do t’i ketë të pakta minutat në këmbët e tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb