TIRANE- Një 25-vjeçar nga Elbasani denoncoi sot live nënën e tij se po bëhet shkaktare e prishjes së lidhjes së dashurisë që ka krijuar me një vajzë, por nëna e tij mohon gjithçka dhe ndërhyn në studio me telefon.

Rajmonda Shaqiri, nëna e Aldos në një komunikim live në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 thotë se djali i tij është i dhunshëm, njësoj si ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka 10 vite e divorcuar.

“Aldo ka sot e kaq vjet që më dhunon mua. Nuk është e vërtetë që s’më ka dhunuar, unë kam urdhër mbrojtje. Kam lanë burrin vetëm për dajakun, ai i ka ngjarë të atit të vetë. Kam 10 vjet që jam ndarë nga burri, prapë vazhdon im bir e më dhunon. Ai rri pa punë, s’ka punuar një ditë për nënën e vetë. Zihet me mua se i bërtas, i them s’mbahet shtëpia me punë të zeza, punën e nënës. Zihemi, grihemi se çdo gjë në shtëpi ai më vjedh”,- thotë Rajmonda.

E sa për lidhjen e dashurisë me Emanuelën, Rajmonda thotë se nuk ka qenë kundër.

“Unë nuk dija gjë fare që ka dash një gocë. Ai ka vetëm 1 javë që e ka njohur, nuk njihet për një javë goca, por prapë është puna e tij. Sa për dhunën të sjell unë foto e kam trupin me shenja. Ai do të më shohë në arkivol të vdekur”,- thotë e ëma.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb