TIRANE- Sulm me armë ndaj një të burgosuri në burgun e Vaqarrit. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.

Sipas të dhënave paraprake, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar ne kembe nga jashtë ambienteve të burgut drejt dritares, e për pasojë është plagosur Lili Dule, nga Kosova, i cili në ato momente ishte në dhomën e ajrimit.

Burime policore bëjnë me dije se i plagosuri, është dërguar në spitalin Ushtarak ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe identifikimin e autorit të sulmit.

NJOFTIMI I POLCISE
Njoftohemi nga Burgu i Vaqarrit se në ambientet e ajrimit shtetasi Lili Dulaj, 40 vjeç, i cili është i paraburgosur në I.E.V.P. Vaqarr, dyshohet të jetë i plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person i paidentifikuar në kohën kur ka qenë në ambientet e ajrimit.

Forca të shumta policise kanë mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit, ndërkohe që po krehin zonën nga ku dyshohet të jetë qëlluar i paraburgosuri. Shtetasi Lili Dulaj është transportuar në Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: