RUMANI – Mund të jesh një modele e bukur dhe seksi, por nuk ke siguri se nuk do të tradhtohesh asnjëherë nga i dashuri.
Ky është edhe rasti i modeles 25 – vjeçare, Madalina Secuianu nga Bukureshti, e cila u tradhtua nga i dashuri në burg, I cili ka zëvendësuar modelen me shokun e qelisë.

I dashuri i modeles vuan dënimin për grabitje. Ai u kap me 23 kilogramë ar, një gabim që i kushtoi atij 10 vjet burg, por që iu reduktua në 3 vjet për sjellje të mirë.

Modelja shumë e dashuruar pas tij vendosi ta presë derisa të dilte nga burgu, duke i qendruar besnike për dy vjet. Por filluan të qarkullonin disa thashetheme se i dashuri i saj po e tradhtonte, por modelja nuk donte t’i besonte fjalet.

Pastaj për modelen erdhën edhe dyshimet e para, pasi ai dukej gjithnjë e më i largët dhe më pak i interesuar për të gjatë takimeve. Dhe në fund dyshimet e modeles u konfirmuan, i dashuri i saj i rrëfeu vetë se e kishte tradhtuar me shokun e qelisë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: