SHIJAK- Atentat me armë zjarri makinës së biznesmenit Dashmir Gjoka. Ngjarja ndodhi te ‘4 rrugët e Shijakut’. “BalkanWeb” mëson se një person ka qelluar me kallashnikov ne drejtim të mjetit.

Raportohet se në automjetin e blinduar ‘Mercedes’ të tipit të ri, udhëtonte Gjoka bashkë me fëmijët e tij dhe gruan.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia është njoftuar për rastin, ndërsa ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe rrethanat e ngjarjes.
1a7406ad-050e-492a-8c0e-511db91f5f17
fa05a510-0ae6-4e3f-818b-e3c9ea7c7f28

fc96d1e0-5a2e-4d7a-a03f-bb794a2fa5d3

Dashamir Gjoka, person me precedentë të mëparshëm penal nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ndaj biznesmenit është e hapur një çështje për pastrim parash, ndërkohë që prokuroria i ka sekuestruar pasuritë. Organi i akuzës filloi hetimin pasuror, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”, pas dyshimeve se Gjoka i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: