DURRES – Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit: D. Xh. 39 vjeç, banues në Durrës.

D.Xh. është shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana  pasi Gjykata e Apelit në Bologna , me Vendimin Nr.460/2013-R, datë 15.02.2013  e ka dënuar me 10 vite burg për veprat penale” Vjedhja” dhe” Falsifikimi I dokumentave” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e kanw arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Drejtësia Italiane e ka dënuar me 10 vite burg për veprat penale”Falsifikimi të dokumentave” dhe ” Vjedhje”.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: