TIRANE- Një 31-vjeçar nga Tirana, që ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë është ekstraduar sot nga Gjermania. Burime zyrtare bënë me dije se Redi Ferizaj ishte dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË
Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurt/ Gjermani i shtetasit shqiptar Redi Ferizaj (Allkoci), 31 vjeç lindur në Tiranë.
Shtetasi në kërkim Redi Ferizaj (Allkoci ), u ekstradua nga Frankfurt/ Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim numër 2596, datë 07.07.2015 e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb