VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Sipas të dhënave zyrtare, në pranga ka përfunduar shtetasi Ilir Bregu, banues në Vlorë.

Policia sqaron se ditën e sotme Komisariati pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur kapjen e Ilir Bregut në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Mësohet se ndaj tij, Gjykata e Apelit Firence, Itali ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar (nr. 211/2014 SIEP dt. 05.06.2014) dhe e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Pengmarrje dhe mbajtja pa leje e armëve”.

Gjithashtu, bëjmë me dije se ky shtetas me qëllim për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare dhe asaj të huaj, ka përdorur edhe identitetin tjetër si Isuf Dulaj. Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: