GREQI- Një shqiptar i dënuar dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar në Greqi. Sipas mediave greke është kapur në Kalithea, Viotia një 55-vjeçar i kërkuar nga Interpol.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 10.11.2017, i dënuar me 18 vjet burg për tentativë vrasje. Operacioni nga policia greke është zhvilluar në dt.21 nëntor por u publikua sot. Operacioni erdhi pas informacioneve në rrugë operative për vendndodhjen e të kërkuarit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: