VLORE- Policia e Vlorës ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi sot në Gjykatë, ku një i burgosur i arratis prej aty.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:25 në Gjykatën e Vlorës, ku Mikel Kasa u arratis sapo u dënua me 5 vite burg për ‘rrëmbim personi’. Sipas policisë, shërbimet policore të burgut nuk kishin kërkuar përforcime.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.05.2018, rreth orës 10:25, Salla Operative Vlorë është njoftuar se prej ambienteve të Gjykatës Vlorë ku shërbimet e IEVP-së kishin dërguar për masë sigurie shtetasin Mikel Kasa, 29 vjeç, ky i fundit është arratisur.
Shërbimet policore të IEVP-së gjatë shoqërimit të këtij shtetasi në ambientet e Gjykatës nuk kanë kërkuar mbështetjen e forcave policore të DVP Vlorë. Aktualisht nga ana e Drejtorisë Vendore e Policisë Vlorë janë ngritur disa grupe kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: