TIRANE – Një burrë është kapur në flagrancë duke vjedhur në një dyqan në Tiranë.

54-vjeçari mesa duket kishte menduar se do të dilte pa u lagur, por shitësja e një dyqani ku ai ishte futur në rrugën “Myslym Shyri”, e ka kapur duke i marrë telefonin dhe menjëherë ka njoftuar Policinë. Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 e kanë arrestuar atë në flagrancë.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.K, vjeç 54, banues në Memaliaj, Tepelenë, i dënuar më parë, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, në një dyqan u kap duke i vjedhur telefonin celular, shitëses A.M, vjeç 44, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: