TIRANE-Një 44-vjeçar ka mbetur i shokuar kur është rikthyer në shtëpi, pas vuajtjes së dënimit.

G.T, 44 vjeç nga Tirana ka vuajtur dënimin me burg për akuzën ‘dhunë në familje’ në Rrogozhinë, por pasi ka përfunduar dënimin dhe është rikthyer në Tiranë nuk e ka gjetur në shtëpi bashkëshorten L.T vjeç 37 vjeç bashkë me fëmijët.

Ai ka denoncuar gruan, e cila i ka marrë fëmijët dhe nuk ka lënë asnjë adresë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 23.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.T vjeç 37, pasi dyshohet se gjatë kohës që bashkëshorti G.T, vjeç 44, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP Rrogozhinë, për veprën penale “Dhuna në familje“, L.T është larguar nga banesa bashkë me fëmijët pa adresë. Punohet për gjetjen e tyre. Neni 127 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: