HOLANDE– Kryeministri holandez ka shkaktuar një incident të vogël në ambientet e parlamentit. Mark Rutte kishte marrë një kafe në gotë plastike, por papritur i ka rënë në tokë dhe e ka derdhur.

Ndonëse të gjithë prisnin që vendin ta pastronin sanitaret dhe ai të vazhdonte rrugën, kryeministri holandez duke buzëqeshur nuk ka nguruar të marrë kovën dhe leckën dhe ta pastrojë vetë kafen e derdhur.

Mark Rutte është vlerësuar dhe duartrokitur nga sanitaret për gjestin e tij të rrallë. Ky gjest ndoshta nuk do të bëhej nga presidenti amerikan Donald Trump apo edhe ai turk Erdogan.

Veprimi i kryeministrit holandez është shembulli më i mirë për të gjithë politikanët përfshirë edhe ata shqiptarë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: