ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 3 zyrtarë të Hipotekës së këtij rrethi me akuzën për falsifikimin e dokumenteve duke tjetërsuar një pronë. Sipas të dhënave zyrtare është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Koncesioni”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Altin Ago, 37 vjeç, me detyrë ish- drejtor i ZVRPP  Elbasan;

Mentor Tola, 42 vjeç, me detyrë inxhinier në ZVRPP Elbasan;

Alma Pajova, 40 vjeç, me detyrë juriste në ZVRPP Elbasan.

Këta  shtetas, sipas policisë, gjatë muajit shkurt 2015, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në mënyrë të kundraligjshme, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare dhe i kanë dhënë dokumente pronësie me koncesion një firme private, duke bërë tjetërsimin e pronave të  banorëve të fshatit Muriqan Elbasan, të cilët e kanë përfituar me Ligjin Nr.7501 viti 2001.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve e kryer në bashkëpunim”.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: