Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

I futi zarfin në xhep simpatizantit të LSI, reagon Viktor Tushaj: Zakon i zadrimorit, filxhani i kafes nderohet (Video)

Tushaj

TIRANË- Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Lezhë, Viktor Tushaj ka reaguar pas publikimit të një videoje nga ana e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ku ai shihet duke i futur një zarf në xhep kryeplakut të fshatit Rraboshtë që u dhunua pak ditë më parë.

Lidhur me këtë video, Tushaj ka arsyetuar se gjesti i tij ka të bëjë me zakonin për të nderuar filxhanin e kafes, pra se ai e ka uruar për shkak të lëndimit dhe daljes nga spitali.

Kandidati i LSI-së thotë se ai bashkë me Gjovalinin, kryeplakun e Rraboshtës e kanë respektuar dhe e respektojnë këtë traditë të bukur, duke shtuar se turpi është për ata që e kanë harruar.

“Zakoni i malësorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqtë e Gjovalinit tërë jetën tonë e kemi respektuar dhe do ta respektojmë këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!”, shkruan Tushaj në “Facebook”.

Viktor Tushaj fb

Gjovalin Gjini, një prej përkrahësve të LSI-së në Lezhë u dhunua barbarisht dy ditë më parë dhe u vizitua nga ish-kryetari i kësaj partie, Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.
Pikërisht në këtë takim, Meta bëri dhe deklaratën e fortë për armatosjen e popullit nëse policia nuk kapte sipas tij “zagarët” që dhunojnë simpatizantët e LSI-së.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 12 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .