DURRËS – Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafik droge.

Shtetasve në fjalë iu gjetën dhe bllokuan 14 thasë me lëndë narkotike e llojit Marijuanë, me peshë  103 kg e 640 gr.

Po ashtu në cilësinë e provave materiale atyre iu sekuestruan një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë, pa leje dhe mjeti tip “Benz”

“Më datë 20.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.P dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasve O.H, A.H dhe J.H, vjeç 31, 35, 31 e 24, banues në fshatin Fushë-Kuqe, Gurëz, Kurbin e fshatin Zall, Fushë-Krujë, pasi në Fushë-Krujë, në cilësinë e provës materiale, iu gjetën dhe bllokuan 14 thasë me lëndë narkotike e llojit Marijuanë, me peshë  103 kg e 640 gr, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë, pa leje dhe mjeti tip “Benz”. Neni 283/2, 242 e 280 të Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: