Kur përmend emrin e Maradonës në Napoli duhet të kesh shumë kujdes dhe t’i drejtohesh me respektin e duhur, pasi pakkush mund të gëzojë respekt në botë si ai që kanë napolitanët për ish-futbollistin argjentinas. Këtë e ka kuptuar më së miri sot Melisa Sata, bashkëshortja e Kevin Princ Boateng.

Sata, e ftuar në emisionin sportiv “Tiki Taka” në “Italia 1” bëri gabimin që ironizoi Maradonën. Kur gazetari Pierluixhi Pardo tha frazën “vetëm Maradona i fitonte ndeshjet i vetëm”, ajo nuk ngurroi t’i kundërvihej hapur me fraza të cilat nuk kanë kënaqur edhe aq tifozët e Napolit.
164332783-ec1ddddc-03c9-4482-8d84-f3360d40875d-470x261

“Maradona luante 50 vite më parë, përsëri duhet të flasim për të? Me gjithë respektin që kam, nuk mund të thuhet gjithmonë se lojtarët e sotëm janë kot ndërsa ai ishte Zoti në tokë. Pesëdhjetë vite më parë luhej me 2 kilometra në orë, tani ka një futboll ndryshe”, ishin fjalët e Sata.
maradona
Kaq ka mjaftuar që tifozët e Napolit të pushtonin rrjetet sociale duke mos u kursyer ndaj saj. “A e ke parë ndonjëherë Maradonën duke luajtur?”, shkruanin shumë prej tyre. Ndërsa kishte të tjerë që u jepnin sugjerim drejtuesve të emisionit që para se ta ftonin javë për javë në studio, ishte e nevojshme edhe që t’i ofronin asaj një kurs për të mësuar se çfarë ishte futbolli./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: