Dy javë më parë, Real Madrid luajti një nga ndeshjet më të vështira në kampionat, atë kundër Las Palmas. Ndeshja u vështirësua edhe për shkak të sulmuesit uellsian të madrilenëve, Garreth Bale.

27 vjeçari që gjithmonë është shquar për lojën “Fair” u nervozua duke goditur nga mbrapa mesfushorin e Las Palmas. Nuk e mbylli me kaq, por më pas edhe u konfliktua me të. Kaq duhej që arbitri i takimit t’a përjashtonte ‘mister 100 mln’ nga fusha e lojës.

Reagimi i sulmuesit uellsian i habiti të gjithë, por tashmë mësohet se lindi nga një provokim i mëparshëm i mesfushorit spanjoll.

Sipas “El Confidencial”, në pushimin e ndeshjes Bale i ka thënë shokëve të skuadrës se Viera e kishte quajtur “majmun i bardhë” dhe “shimje”, gjë që shkaktoi reagimin e Bale me të filluar pjesa e dytë e takimit, që përfundoi me rezultatin 3-3.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb