Bylisi dhe Tirana, dy kryesueset e Kategorisë së Parë në Grupin B, u përballën sot me njëra-tjetrën në një takim të konsideruar si ‘finale’ e që u mbyll me shifrat 1-1.

Por deri pak para fundit bardheblutë e drejtuar nga Ze Maria ishin shumë pranë fitores. Ajo që ua hoqi mundësinë e pikëve të plota ishte një penallti në minutën e 86-t e ekzekutuar saktë nga kapiteni Shoshi.

Lojtarët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë vendim të gjyqtarit, por kjo pak rëndësi pati pasi takimi u mbyll me shifrat 1-1. Nga përsëritjet duket tepër e dyshimtë por gjithsesi çdokush mund të japë një vlerësim të vetin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb