FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një 33-vjeçar me akuzën për korrupsion. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G.S., 33 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.

Ditën e djeshme, në lagjen “1 Maj” Fier, ky shtetas duke udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, iu ka dhënë rryshfet 4000 lekë punonjësve të policisë me qëllim shmangien e masës administrative pasi kishte makinën me xhama të zinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: