Kohët e fundit në mediat shqiptare është përfolur për një lidhje të gazetares sportive Ilda Bejleri me deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu. Ky i fundit i ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj nuk ka pranuar të japë detaje nga jeta personale.

“Për mua disa gjëra duhet të mbeten personale. Nuk besoj që ka interes njeri të dijë” – tha ai.

Balliu për të dalë nga situata bëri atë që di të bëjë më mirë, foli për situatën e vështirë sipas tij të shqiptarëve.

“Shqiptarët e dinë se si do ia bëjnë që ti dalë në fund të muajit çmimin e dritave që ka rritur qeveria, çmimin e ujit që ka rritur qeveria. Duan të dinë se si të arrijnë që t’ia dalin në këtë qeveri që i ka vënë lakun në fyt njerëzve”, tregoi Klevisi.

28-vjeçari më pas insistoi dhe deklaroi se jeta e tij personale nuk do të bëhet objekt për mediat. Deputeti i PD gjithashtu shtoi se ende është shumë i ri për tu martuar por do donte një familje të vogël me një djalë dhe një vajzë.

Pavarësisht të gjithave një pyetje e moderatores bëri që Balliu të zërë në gojë emrin e gazetares së sportit me të cilën përflitet se është në një lidhje.

“Tre emra të femrave të ekranit që do zgjidhja për të kaluar një fundjavë? Ilda Bejleri, Nevina Shtylla dhe Marina Vjollca.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb