Lorik Cana ishte i privilegjuari mbrëmë në takimin Marseille-Paris SG pasi iu rezervua një ceremoni largimi nga futbolli. Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi ditët e fundit ka qenë në Francë për këtë arsye dhe televizionet franceze nuk e kanë humbur rastin për të patur në studiot e tyre.

Të premten, përmes televizionit francez “Canal +”, ai u lidh “live” me ish-bashkëlojtarin e tij te Lazio, Keita Balde Diao. 22-vjeçari i cili u transferua në Monaco, në fillim të bisedës e përshëndet kosovarin me “Grande” Lorik (I madhi Lorik).


Kjo, ishte befasi edhe për prezantuesen e emisionit sportiv, e cila i thotë “Wow, si të thërrasin kështu i madhi Lorik”.

Kujtojmë se Cana luajti me Lazion gjatë sezoneve 2011/2015, ku bëri afro 90 paraqitje dhe shënoi 4 gola.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb