Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është rikthyer te goli me skuadrën polake të Legia-s. Në ndeshjen e Kupës së Polonisë kundër Dryteks Bytovia bomberi 26-vjeçar shënoi që në minutën e 2 të takimit.

Një asisit perfekt nga Dabrovski është shfrytëzuar më se miri nga Sadiku i cili nuk ka falur duke shënuar për t’i dhënë fund ngërçit të golit. Kur duhen edhe 20 minuta nga fundi për shkak se ndeshja u ndërpre në të 65-ën, Legia është duke udhëhequr me rezultatin 1-2.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: