KOLORADO-Një 12-vjeçare nga Kolorado ndodhet në burg, pasi tentoi të vriste nënën e saj, kur kjo e fundit i mori iPhone-in.

Vajza, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, akuzohet se u përpoq të helmonte me pije nënën e saj dy herë, duke i hedhur zbardhues.

“Huffington Post” raporton se ngjarja e parë ndodhi më 2 mars, kur gruaja u sëmurë pasi piu një lëng frutash dhe ndjeu një erë të veçantë, por mendoi se vajza nuk e kishte larë mirë gotën.

Herën e dytë më 6 mars, ajo e ndjeu zbardhuesin në pije e saj. Nëna u konfrontua me vajzën, ku kjo e fundit i kishte thënë se po përpiqej ta vriste, pasi i kishte marrë iPhone-in e saj.

Policia nisi një hetim pasi gruaja u paraqit në spital më 6 mars dhe bën të mundur arrestimin e vajzës më 20 mars.

Gruaja ndodhet jashtë rrezikut, por ndaj vajzës së saj rëndojnë dy akuza për “tentativë për vrasje e shkallës së parë”. 12-vjeçarja ndodhet në paraburgimin për të miturit.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: